Apelimi i Real Madridit për kartonin e kuq të Valverde

Valverde mori karton të kuq kundër Atletikos, Real Madridi apelon: Është 100% karton i verdhë!

Real Madridi do të apelojë vendimin e gjyqtarit Luis Munuera Montero për kartonin e kuq të dhënë Federiko Valverde, i cili u ndëshkua në minutën e 77-të gjatë derbit kundër Atletikos. Klubi e konsideron apelimin si “të detyrueshëm”, por nuk ka shumë besim në suksesin e tij, pasi mendon se vendimi i takon gjykimit të gjyqtarit andaluzian.

Një pezullim i mundshëm për dy ndeshje do të prekte një nga lojtarët më në formë të skuadrës, i cili aktualisht po shijon një seri spektakolare para portës. Ish-lojtari i Real Madridit, Arbeloa, shpjegoi më tej motivet e kartonit të kuq të Valverde.

Në Real Madrid, ata kuptojnë se vendimi i gjyqtarit mund të jetë ndikuar nga konteksti i marrëdhënies mes Fede Valverde dhe Alex Baena. Kjo lidhet me incidentin në parkingun e Santiago Bernabeu, ku lojtari i atëhershëm i Villareal akuzoi lojtarin e Real Madridit për sulm, si pasojë e një provokimi të mëparshëm, të cilin nuk mund të provohej. Klubi beson se fakti që ndërhyrja ishte ndaj Baena ka përcaktuar ngjyrën e kartonit të dhënë numrit 8 të Real Madridit.

“Nëse e njëjta ndërhyrje do të ishte bërë nga Koke, do të kishte qenë 100% karton i verdhë,” thanë burime nga dhomat e zhveshjes së Real Madridit. Këto burime besojnë se vendimi i gjyqtarit ishte i njëanshëm për shkak të incidenteve të kaluara mes dy lojtarëve të përfshirë.

Scroll to Top