Runi zbulon “të urryerin” te Manchester United: Ishte tepër i sikletshëm në stërvitje
Legjenda e Manchester United, Uejn Runi, ka rrëfyer se nuk i pëlqente të luante kundër shokut të tij të skuadrës, Park Ji-Sung, gjatë stërvitjeve, për shkak të një veçorie të veçantë të këtij të fundit.
Runi dhe Park luajtën së bashku për shtatë vjet te United, duke fituar katër tituj kampionë dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2008. Sulmuesi korean u transferua nga PSV për 4 milionë paund dhe zhvilloi 205 paraqitje për “Djajtë e Kuq”.
Në një intervistë për “BBC Sounds”, anglezi tregoi se Park ishte “aq i bezdisshëm” edhe gjatë stërvitjeve.
“Për mua, për atë që bënte dhe përkushtimin e tij, ishte tepër i sikletshëm”, rrëfeu Runi. “Nuk kisha nevojë të shqetësohesha për gjëra të tilla. Gjatë stërvitjeve, ndodhte që kur shikoje lart, topi ishte zhdukur, sepse ai thjesht vinte dhe ta rrëmbente pa u dëgjuar. Ishte çmenduri, por qeshnim me të”, shtoi ai.
Runi gjithashtu vlerësoi ish-shokë skuadre si Kin, Bekam, Lampard, Gigs dhe Skolls. Ndërsa përshkroi ish-kundërshtarin Patrik Vieira si “të tmerrshëm” dhe “të vështirë” për t’u përballur. Sidoqoftë, ai zgjodhi legjendën e Liverpoolit, Stiven Xherrard, si “mesfushorin e plotë” që “mund të bënte gjithçka”.
