Anëtar KLP i përfshirë në skandal me përmbajtje erotike

Bisedat me përmbajtje të rritur të anëtarit të KLP: “Shkova në banjë dhe mbarova punë…”

Rasti i publikuar sot në emisionin “Stop” paraqet historinë e një qytetareje nga Tirana, e identifikuar si R.M., e cila pretendon se është përballur me padrejtësi të rënda nga sistemi i drejtësisë.

Sipas saj, ngjarja nisi rreth dy vite më parë, kur ajo u dhunua nga ish-partneri. Si pasojë e dhunës, ajo humbi edhe fëmijën që priste, pasi ishte disa muajshe shtatzënë. Për shkak të gjendjes së rënduar fizike dhe psikologjike, R.M. nuk e denoncoi menjëherë dhunuesin.

Ndërkohë, ish-partneri, për t’i paraprirë një hetimi ndaj tij, bëri një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, duke e akuzuar zonjën për përndjekje. Çështja u mor në shqyrtim nga prokurorja Rovena Zoto.

R.M. deklaron se nuk u vu në dijeni për këtë procedim për rreth 9 muaj dhe e mësoi vetëm kur u thirr në gjyq, ku prokurorja kërkonte dënimin e saj.

Gjatë seancave në Gjykatën e Tiranës, ajo pretendon se situata agravoi pasi prokurorja Zoto u ndje e ofenduar nga një përmendje që R.M. i bëri emrit të babait të saj. Sipas qytetares, kjo solli një reagim të ashpër nga prokurorja, e cila e kërcënoi denoncuesen me burg, duke i hapur më pas edhe një procedim tjetër penal.

Në këto kushte, R.M. nisi të ankohej pranë institucioneve të reja të drejtësisë, por nuk mori përgjigje.

Në këtë fazë, ajo thotë se është kontaktuar në Facebook nga Olger Eminaj, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pas shkëmbimit të kontakteve, komunikimi kaloi në WhatsApp.

Sipas materialeve të siguruara nga “Shoqata Media dhe Drejtësi”, komunikimet mes R.M. dhe Olger Eminajt kanë marrë natyrë thellësisht erotike. Anëtari i KLP-së Eminaj i ka dërguar foto të organeve seksuale dhe ka zhvilluar biseda me përmbajtje seksuale, madje edhe gjatë orarit zyrtar dhe brenda ambienteve të institucionit ku ushtron detyrën.

Një fragment nga biseda mes tyre është si vijon:

  • “- E kush ka bërë gjumë tamam?”
  • “- Në fund çfarë bëre? S’më tregove…”
  • “- Do të vërtetën?”
  • “- Fjete me mendje të ngritur?”
  • “- Jo. Shkova në banjë dhe mbarova punë me b*** e tua në mendje!”
Scroll to Top