Kosova kujton 27 vjetorin e bombardimeve NATO-s

Kosova nuk harron: 27-vjetori i bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shënuar 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër objektivave serbe. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Osmani kujtoi momentet vendimtare të vitit 1999, periudhë kur populli i Kosovës përballej me rrezikun e shfarosjes nga regjimi serb.

“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron. Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë,” shkroi presidentja.

Në mesazhin e saj, ajo bashkëngjiti edhe një video historike të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, i cili atëkohë argumentoi nevojën për ndërhyrje ushtarake për të ndalur spastrimin etnik dhe dhunën në Kosovë.

Scroll to Top