Kina mbështet diplomacinë dhe i bën thirrje Iranit: Negociatat janë më të preferueshme se luftimet
Ministri i Jashtëm i Kinës, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij iranian të martën, theksoi se “bisedimet janë gjithmonë më të mira se lufta e vazhdueshme”. Ky qëndrim vjen pasi Teherani mohoi pretendimet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për zhvillimin e negociatave.
“Shpresojmë që të gjitha palët të shfrytëzojnë çdo mundësi dhe dritare për paqe, duke nisur procesin e bisedimeve paqësore sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Wang Yi, sipas një deklarate të ministrisë së jashtme kineze, duke iu drejtuar Abbas Araghchit.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara, përmes Presidentit Donald Trump, deklaruan një ditë më parë se do të kërkojnë një fund të luftimeve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur në favor të një zgjidhjeje diplomatike.
