Burri vret bashkëshorten me armë në Roskovec, më pas i jep fund jetës
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Kuman të Roskovecit, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Sipas informacioneve paraprake, autori i ngjarjes, 80 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij, 75-vjeç, para se t’i jepte fund jetës.
Ngjarja ka ndodhur brenda familjes, ndërsa rrethanat dhe motivet mbeten ende të paqarta.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie.
