Trump: Irani ka rënë dakord që kurrë të mos prodhojë armë bërthamore
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi para gazetarëve në Zyrën Ovale se Irani ka “rënë dakord që nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore”. Ai shtoi se Irani po zhvillon bisedime me Uashingtonin dhe “po flet me arsye”, sipas presidentit të SHBA-së.
Kur u pyet nëse do t’i dërgonte të dërguarit e tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, për të diskutuar paqen me iranianët, Trump u përgjigj: “Jemi në negociata tani. Ata po e bëjnë këtë së bashku me Marcon, JD.”
“Pala tjetër, mund t’ju them, do të dëshironte të bënte një marrëveshje. Kush nuk do ta bënte nëse do të ishte në vendin e tyre? Marina e tyre është shkatërruar, forca e tyre ajrore është shkatërruar, komunikimet e tyre… të gjitha sistemet e tyre kundërajrore, raketat e tyre. A mund të përmendësh një gjë të vetme që nuk është shkatërruar? Apo një gjë që po shkon mirë? Ne fluturojmë të lirë mbi Teheran. Mund të bëjmë çfarë të duam”, theksoi Trump.
