Irani kërkon me ngulm një marrëveshje, Trump: Po komunikojmë me personat e duhur! Operacioni ynë, një sukses
Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë komente të shkurtra rreth situatës në Iran nga Shtëpia e Bardhë. Ai e cilësoi operacionin amerikan në vend si një “sukses të jashtëzakonshëm”, duke përmendur eliminimin e disa udhëheqësve ushtarakë iranianë.
“Udhëheqësit janë zhdukur të gjithë. Askush nuk e di me kë të flasë,” tha Trump. “Megjithatë, ne po komunikojmë me personat e duhur, të cilët dëshirojnë me gjithë zemër të arrijnë një marrëveshje. Nuk keni idenë se sa shumë duan të bëjnë një marrëveshje, dhe do të shohim çfarë do të ndodhë,” theksoi Trump.
