Policia serbe arreston 4 shtetas nga Shqipëria për bluza me simbole kombëtare.
Forcat e policisë serbe arrestuan sot katër shtetas shqiptarë pasi mbanin bluza me motive kombëtare në territorin e Serbisë.
Sipas informacioneve nga mediat serbe, personat e arrestuar janë identifikuar si A.S. (37 vjeç), E.V. (42 vjeç), E.G. (48 vjeç) dhe A.C. (21 vjeç). Arrestimi është bërë me pretendimin se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.
Raportimet bëjnë me dije se i arrestuari A.S. kishte publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook, ku shfaqej duke udhëtuar me makinë në një autostradë në Serbi së bashku me personat e tjerë, duke treguar simbolet e Shqipërisë Etnike.
Të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë, pas së cilës do të paraqiten para Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal.
