Krimi i dyfishtë në Roskovec: Detaje të reja tronditëse

Detaje të reja nga krimi i dyfishtë në Roskovec

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me krimin e dyfishtë, i cili ndodhi ditën e sotme në Roskovec. Një 80-vjeçar, i identifikuar si Shef Rrapaj, vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij 75-vjeçare dhe më pas i mori jetën edhe vetes.

Çifti Rrapaj banonte në këtë zonë prej rreth 20 vitesh. Mësohet se në momentin e ngjarjes së rëndë, djali i viktimave ndodhej në spital për një konsultë mjekësore.

Konflikti mes çiftit nuk kishte nisur sot, por rreth 10 ditë më parë. Dyshohet se shkak është bërë një debat mes 80-vjeçarit Rrapaj dhe djalit të tij, për shkak se djali i kishte hedhur pleh patateve të mbjella. Viktima, sipas informacioneve, i kishte thënë të birit: “Pse u hodhe pleh patateve?”.

Banorët e zonës e kanë përshkruar 80-vjeçarin si një person me karakter konfliktual, ndërsa bashkëshorten e tij si një natyrë të qetë, e cila mbante gjithmonë anën e të birit në konfliktet familjare. Zënia e fundit mes tyre kishte përfunduar edhe në Komisariatin e Roskovecit.

Djali, pas kthimit nga spitali, ka gjetur prindërit e vrarë. Ai ka njoftuar fillimisht një të afërm dhe më pas Policinë. Mësohet se 80-vjeçari ka goditur fillimisht bashkëshorten dhe më pas veten.

Scroll to Top