Hungaria ndërpret furnizimin me gaz për Ukrainën

“Do të mbrojmë sigurinë energjetike të Hungarisë” / Orban njofton ndërprerjen e furnizimit me gaz për Ukrainën

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka njoftuar qëllimin për të ndërprerë gradualisht furnizimet me gaz drejt Ukrainës, derisa të rikthehet rrjedha e naftës përmes tubacionit Druzhba.

“Ne po i ndërpresim gradualisht furnizimet me gaz nga Hungaria për Ukrainën dhe do ta ruajmë gazin e mbetur në Hungari”, deklaroi Orban në një mesazh të publikuar në Facebook. Ai shtoi se do të paraqesë një propozim lidhur me këtë çështje në mbledhjen e sotme të kabinetit.

“Për sa kohë që Ukraina nuk furnizon naftë, ajo nuk do të marrë gaz nga Hungaria”, theksoi kryeministri, duke vijuar: “Ne do të mbrojmë sigurinë energjetike të Hungarisë, do të ruajmë çmimin e mbrojtur të benzinës dhe çmimin e reduktuar të gazit!”

Scroll to Top