Turqia & Pakistani mikpritës bisedimeve SHBA-Iran?

Reuters: Turqia dhe Pakistani, “mikpritësit” e mundshëm për bisedimet SHBA-Iran

Pakistani dhe Turqia konsiderohen si dy vendet që mund të jenë “mikpritësit” e bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Sipas raportimeve të “Reuters”, këto dy vende shihen si më të përshtatshmet për një takim të tillë, megjithëse situata mbetet e paqartë dhe mundësitë që Teherani të marrë pjesë apo të marrë në konsideratë iniciativa diplomatike janë të pakta.

Siç shkruan Reuters, Turqia po kontribuon në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit. Në të njëjtën kohë, çmimet e naftës pësuan rënie dhe tregjet ndërkombëtare u rimëkëmbën pas informacionit se SHBA-të i kishin dërguar Iranit një plan prej 15 pikash. Investitorët shprehin shpresa për një fund të luftës, e cila ka zgjatur pothuajse katër javë, ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka trazuar tregun global të energjisë.

Scroll to Top