Trump: Demokratët dhe të majtët e urrejnë vendin dhe po minojnë arritjet ushtarake
Donald Trump ka nisur një sulm ndaj të majtës dhe demokratëve, duke pretenduar se ata “e urrejnë vendin” dhe po përpiqen të minojnë “arritjen e madhe ushtarake që po bëjmë në Iran”.
“E majta radikale dhe demokratët që e urrejnë vendin po përpiqen të mbjellin kaos të brendshëm për të errësuar arritjen e madhe ushtarake që po bëjmë në Iran”, tha presidenti amerikan në një postim në Truth Social.
“Ata e urrejnë të na shohin të fitojmë kaq plotësisht dhe me vendosmëri, por populli amerikan e sheh çfarë po ndodh. Amerika e Para!” përfundon ai postimin e tij.
