E trishtë! Ish-futbollisti ndërron jetë para ndeshjes, gjysmëfinalja e “play-off” nis me një minutë heshtje.
Giuseppe Savoldi ka ndërruar jetë sot në moshën 79-vjeçare. Federata Italiane e Futbollit i ka kërkuar menjëherë lejen UEFA-s, prandaj para ndeshjes me Irlandën e Veriut do të mbahet një minutë heshtje.
Savoldi ishte një nga sulmuesit me emër në Itali gjatë viteve ’70. Nën nofkën “Mister Tëo Billion”, ai u bë i njohur pas transferimit për dy miliardë lireta nga Bolonja te Napoli në vitin 1975, i cili ishte transferimi më i shtrenjtë në histori në atë kohë.
Savoldi e nisi karrierën e tij te Atalanta dhe gjithashtu pati paraqitje me Kombëtaren italiane. Në sezonin 1972/73, ai ishte golashënuesi më i mirë i Seria A me 17 gola.
