Djali i Maduros: Besojmë sistemin ligjor US, por çështja u njollos

Djali i Maduros: Ne i besojmë sistemit ligjor amerikan

Djali i presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili po përballet me një seancë të dytë dëgjimore para një gjykate në Nju Jork të enjten, deklaroi për AFP se i beson sistemit ligjor të Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, ai shtoi se çështja është njollosur nga “rrëmbimi” i prindërve të tij.

“Ne i besojmë sistemit ligjor të Shteteve të Bashkuara”, tha në Karakas Nicolas Maduro Guerra, i njohur gjithashtu si “Nicolasito” ose “Nikolas i Vogël”.

Ai shtoi: “Ky gjyq ka gjurmë të paligjshmërisë që nga fillimi, për shkak të kapjes, rrëmbimit të një presidenti të zgjedhur në një operacion ushtarak”.

Scroll to Top