Duket si Trump, por… Misteri i fotos që publikoi Shtëpia e Bardhë
Një postim i fundit i Shtëpisë së Bardhë në platformën X ka ngjallur reagime dhe spekulime të shumta mes përdoruesve. Llogaria zyrtare publikoi një fotografi të paqartë, në të cilën duket se shfaqet presidenti amerikan Donald Trump, por pa qenë e mundur identifikimi i tij me siguri.
Postimi enigmatik vjen në një moment tensionesh dhe mesazhesh kontradiktore lidhur me krizën në Lindjen e Mesme. Ndërkohë që Trump ka paraqitur një plan me 15 pika për Iranin me synim përfundimin e konfliktit, më herët gjatë ditës ai deklaroi se nuk është i sigurt nëse SHBA-të janë ende të gatshme për të arritur një marrëveshje.
Publikimi i fotos së paqartë ka shtuar më tej pasigurinë dhe diskutimet në rrjet, ndërsa nuk ka ende një sqarim zyrtar mbi domethënien e saj.
