Kukësi i mbuluar nga dëbora; reshje shiu dhe dëbore gjatë natës
Reshjet e dëborës kanë mbuluar lartësitë mbi 900 metra në qarqet Kukës dhe Tropojë. Fshatrat në njësitë administrative Shishtavec dhe Lugina e Valbonës janë zbardhur nga një shtresë bore deri në 5 centimetra.
Ndërkohë, pavarësisht se dëbora nuk ka sjellë vështirësi, reshjet e shiut gjatë natës kanë shkaktuar probleme në disa akse kryesore. Konkretisht, janë raportuar rënie gurësh në segmentet rrugore Kukës–Qafë Mali dhe Bajram Curri–Valbonë.
Aktualisht, kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë mobilizuar në terren për pastrimin e këtyre akseve nga materialet inerte. Synimi është të garantohet vazhdimësia e qarkullimit të automjeteve pa asnjë ndërprerje.
