Arrestim në Shijak: 36-vjeçar kapet duke drejtuar nën efektin e drogës

Drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, pranga 36-vjeçarit në Shijak

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia Rrugore në Shijak, pasi është kapur teksa drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, gjatë një patrullimi me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, ndaluan në Shijak automjetin me drejtues shtetasin I. M., 36 vjeç. Pas testit me aparatin drogëtestues, rezultoi se ai ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Si pasojë e veprimeve procedurale, drejtuesi i automjetit, shtetasi I. M., 36 vjeç, banues në Shijak, u arrestua në flagrancë. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Policia njoftoi se gjatë 3 muajve të fundit, kanë arrestuar edhe 4 persona të tjerë për drejtim mjeti nën efektin e lëndëve narkotike.

Policia Rrugore e Durrësit apelon drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos drejtojnë automjetet në gjendje të dehur, nën efektin e alkoolit apo të lëndëve narkotike.

Scroll to Top