Çmimi i naftës dhe kërkesat e Konfindustrisë

Bordi vendosi çmimin e shitjes me pakicë të naftës në 203 lekë për litër. Si përgjigje ndaj këtij vendimi, Konfindustria i bën thirrje qeverisë të ulë barrën fiskale mbi karburantet.

Bordi i Transparencës njoftoi se nafta me pakicë nuk do të tregtohet me një çmim më të lartë se 203 lekë për litër. Lidhur me këtë vendim, Konfindustria ka shprehur mbështetje, por thekson nevojën për uljen e barrës fiskale.

Konfindustria deklaroi se:

  • Të gjitha vendet e rajonit dhe më gjerë kanë marrë masa të menjëhershme për të zbutur pasojat e luftës në Gjirin Persik.
  • Çmimet e vendosura për produktet e karburanteve janë mbi 8% më të ulëta se çmimet e mëparshme, çka tregon qartësisht për mundësi të mëdha spekulimi nga operatorët e tregut dhe domosdoshmërinë e mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut strategjik të karburanteve.

Konfindustria i kërkon qeverisë shqiptare, përveç mbikëqyrjes nga Bordi i Transparencës për parandalimin e spekulimeve në tregun e karburanteve në kushtet aktuale botërore, të vlerësojë me shpejtësi edhe këto masa:

  • Uljen e përgjithshme të barrës fiskale mbi karburantet dhe taksave vjetore të makinave, duke i sjellë ato në nivelet mesatare të shteteve të rajonit.
  • Krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve si institucion të përhershëm mbikqyrës.
  • Rishikimin e strukturës aktuale të tregut të karburanteve, duke adresuar dukuritë e kartelit dhe oligopolit në porte, tregtinë me shumicë dhe pakicë.
  • Ndërtimin e një rafinerie për përpunimin e naftës shqiptare, me qëllim plotësimin e të paktën 30% të nevojave vjetore të vendit.
Scroll to Top