Parashikimi i motit: Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira
Sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me intervale të shkurtra kthjellimesh, kryesisht në ultësirën perëndimore.
Reshjet e shiut do të fillojnë që në orët e para të ditës dhe do të vazhdojnë deri në pasditen e vonë. Intensitetit i reshjeve do të jetë i ulët, me momente të shkurtra stuhishë afatshkurtra.
Në zonat malore priten reshje dëbore:
- Në Alpe dhe verilindje, mbi lartësinë 400–500 metra.
- Në lindje dhe juglindje, mbi lartësinë 700–800 metra.
Intensiteti i reshjeve të dëborës do të jetë i ulët deri mesatar. Në zona të veçanta malore mund të ketë edhe stuhi të përkohshme dëbore.
Pasdite vonë, reshjet do të ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim. Në det, valëzimi pritet të jetë 2–4 ballë.
