Vrasja e Liridona Ademajt/ Dëshmon Kushtrim Kokalla
I akuzuari në rastin për vrasjen e Liridona Ademajt, Kushtrim Kokalla, ka deklaruar se nuk ka bërë asnjë marrëveshje me dy të akuzuarit e tjerë, Naim Murseli dhe Granit Plava.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë seancës ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, ky i fundit u shpreh se ka marrë një kredi prej 25 mijë eurosh për Murselin.
“Unë nuk i kam takuar as Granitin, as nuk kam bërë ndonjë marrëveshje. Nuk kam pasur lidhje me këtë punë, me takimin e Naimit me Granitin për kryerjen e veprës. Arsyeja ka qenë sa për të më mbajtur afër, për shkak se më herët kam marrë një kredi prej 25 mijë eurosh që ma ka kërkuar Naimi dhe ajo ka qenë arsyeja për të më mbajtur më afër”, është përgjigjur Kokalla.
