Vjedhje varëseje floriri dhe kanosje, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan

Vodhi 3 varëse në një argjendari dhe kanosi pronarin, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia pasi vodhi tre varëse floriri nga një argjendari dhe më pas kanosi pronarin.

Sipas hetimeve të kryera, rezulton se 38-vjeçari është i dënuar më parë për krime kundër personit dhe pasurisë.

Policia e Elbasanit, në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, pas njoftimit për vjedhje në një argjendari në lagjen “Namazgja”, ka kryer veprime të shpejta hetimore dhe procedurale. Si rezultat, ka mundur të kapë dhe vërë në pranga shtetasin B. H., 38 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas dyshohet se më datë 25.03.2026, ka vjedhur tre varëse floriri nga një argjendari në lagjen “Namazgja”.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top