Berisha kërkon sulm kundër Ballukut

Berisha i bën thirrje qytetarëve: Gjuajeni Ballukun me vezë dhe domate kudo që ta shihni

Ndërkohë që Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin, u shfaq në Fier, ku mban detyrën e drejtueses politike të këtij qarku, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta gjuajnë Ballukun me domate dhe vezë, si kundërpërgjigje për akuzat e vjedhjeve.

“U bëj thirrje qytetarëve të Fierit, kudo që ta shohin, ta gjuajnë me vezë dhe domate hajduten. Gjuajeni me vezë dhe domate, sepse kjo është përgjigja që i bëni jo vetëm për dinjitetin tuaj, por për të gjithë shqiptarët”, – u shpreh Berisha.

Scroll to Top