Sulm me raketa ndaj bazës amerikane, 12 ushtarë të plagosur

Irani kryen sulm me raketa ndaj bazës amerikane në Arabinë Saudite, 12 ushtarë të plagosur

Një sulm me raketa, i cili i atribuohet Iranit, ka shkaktuar plagosjen e 12 ushtarëve amerikanë, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Sulmi goditi një bazë ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Arabinë Saudite.

Sipas një zyrtari amerikan të cituar nga Reuters, sulmi shënjestroi Bazin Ajror dhe u realizua me përdorimin e dronëve. Sulmi shkaktoi dëme edhe në disa avionë amerikanë të furnizimit me karburant.

Kjo nuk është hera e parë që kjo bazë ajrore sulmohet. Më 1 mars, rreshteri amerikan Benjamin N. Pennington, 26 vjeç, u plagos në një sulm të ngjashëm në të njëjtën bazë dhe ndërroi jetë disa ditë më vonë.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se të paktën 303 pjesëtarë të personelit amerikan janë plagosur gjatë konfliktit të lidhur me Iranin, duke reflektuar përshkallëzimin e situatës së sigurisë në rajon.

Scroll to Top