Hakerat iranianë vjedhin fotot nga e-maili i kreut të FBI-së

Hakerat iranianë vjedhin fotot nga e-maili i kreut të FBI-së

Një grup hakerash, që dyshohet se është i lidhur me Iranin, ka deklaruar se ka fituar akses në e-mailet personale të Drejtorit të FBI-së, Kash Patel. Grupi publikoi foto të tij dhe materiale që pretendojnë të jenë CV-ja e tij.

Në faqen e saj të internetit, Handala Hack Team, shkroi se Patel “tani do ta gjejë emrin e tij në listën e viktimave që janë hakuar me sukses”.

Reuters shkruan se nuk mundi të konfirmonte menjëherë vërtetësinë e e-maileve të publikuara. Megjithatë, një mostër e materialit të shqyrtuar duket se përfshin një përzierje korrespondence personale dhe profesionale, që daton nga viti 2010 deri në vitin 2019.

Një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë i tha Reuters se e-maili i Patel ishte komprometuar me të vërtetë, por nuk dha detaje të mëtejshme rreth shkallës ose rrethanave të sulmit.

FBI nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment, ndërsa grupi i hakerave nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

Scroll to Top