Plagosje me thikë në Korçë: Një person në spital

Sherri/ Plagosje me thikë në Korçë

Një konflikt mes katër personave ka përfunduar me përdorimin e thikës në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në një pikë servisi në lagjen numër 10.

Njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me ambulancë në spital. Sipas informacioneve paraprake, edhe personat e tjerë kanë pësuar dëmtime, por rrethanat e sakta të ngjarjes ende nuk janë sqaruar.

I plagosuri është identifikuar si Renaldo Xhixho. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e nevojshme.

Scroll to Top