Tragjedi detare Greqi: 22 emigrantë vdesin në det

Tragjedi në brigjet greke: 22 emigrantë humbasin jetën pas gjashtë ditësh në det

Të paktën 22 emigrantë kanë humbur jetën në brigjet e Greqisë, pasi kaluan gjashtë ditë në det në një gomone pa ushqim dhe ujë. Anija me emigrantë ishte nisur nga porti i Tobrukut, në Libinë lindore, më 21 mars.

Roja bregdetare greke njoftoi se 26 persona u shpëtuan nga një anije e agjencisë kufitare evropiane, mes tyre një grua dhe një fëmijë. Dy nga të mbijetuarit u dërguan në spital në Kretë.

Moti i keq dhe kushtet e vështira në bord dyshohet të jenë shkaqet kryesore të kësaj tragjedie. Gomonia u lokalizua rreth 53 milje detare në jug të brigjeve të Kretës.

Autoritetet kanë arrestuar dy persona nga Sudani i Jugut, të cilët dyshohen për trafikim njerëzish dhe vrasje nga pakujdesia, ndërsa hetimet vijojnë.

Scroll to Top