Kamioni me 12 ton çokollatë “Kit Kat” nuk arriti në destinacion në Itali, rrezik për mungesë në treg
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur javën e kaluar në Itali, ku rreth dymbëdhjetë tonë çokollatë KitKat janë zhdukur gjatë transportit. Sipas raporteve të mediave të huaja, disa persona kanë grabitur kamionin që po transportonte mallin, sipas konfirmimit të gjigantit zviceran të ushqimit, Nestlé.
Kompania sqaroi se kamioni, i cili mbartte 413,793 çokollata nga linja e saj e re, ishte nisur nga Italia qendrore për t’u shpërndarë në të gjithë Evropën. Megjithatë, ai nuk arriti kurrë në destinacionin e tij final të planifikuar, Poloninë.
Nestlé gjithashtu paralajmëroi se “vjedhja mund të çojë në mungesë të KitKat në raftet”, duke shtuar se “konsumatorët, për fat të keq, mund të kenë vështirësi në gjetjen e çokollatave të tyre të preferuara në prag të Pashkëve”.
