Mediat iraniane raportojnë: Shkencëtari iranian, përgjegjës për programin bërthamor, vritet në një sulm ajror
Ali Fouladvand, kreu i kërkimit në Organizatën e Kërkimit dhe Inovacionit të Mbrojtjes të Iranit, i cili ishte përfshirë në programin bërthamor të vendit para vitit 2004, raportohet se është vrarë së bashku me disa anëtarë të familjes së tij në një sulm ajror në Borujerd. Ky informacion bëhet i ditur nga “Iran International”.
Fouladvand ishte angazhuar në mbikëqyrjen e kërkimeve të ndjeshme ushtarake. Ai i kishte mbijetuar një sulmi të mëparshëm gjatë luftës në qershorin e kaluar, ku humbi jetën gruaja e tij, Masoumeh Pirhadi.
