OBSH alarmohet: 9 punonjës shëndetësorë të vrarë në Liban

OBSH ngre alarmin: Nëntë punonjës të ndihmës mjekësore të vrarë në Liban! Të ndalen sulmet

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë thirrje për ndalimin e sulmeve ndaj personelit mjekësor.

Gjatë ditës së sotme u raportua se nëntë punonjës të ndihmës mjekësore humbën jetën në Liban. Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se ata vdiqën në pesë sulme të ndodhura në zona të ndryshme, duke e çuar në 51 numrin e punonjësve të shëndetësisë të vrarë këtë muaj. Gjithashtu, shtatë punonjës të tjerë mjekësorë raportohet të jenë plagosur.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai u shpreh:

“Më shumë tragjedi në Libanin jugor sot… Marsi ka qenë muaji i dytë më vdekjeprurës për punonjësit e shëndetësisë në Liban që kur OBSH filloi të monitorojë sulmet ndaj kujdesit shëndetësor në vend në tetor 2023. Më shumë se 120 punonjës shëndetësorë raportohet se janë plagosur.”

Scroll to Top