Zbulohet “shtëpia e barit” në Shijak/ Arrestohet punonjësi i OSHEE-së
Policia ka zbuluar ditën e sotme në Shijak një ambient ku kultivoheshin bimë narkotike. Në kuadër të kësaj, janë arrestuar katër persona, mes të cilëve edhe një punonjës i OSHEE-së. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Gjithashtu, është shpallur në kërkim edhe një 25-vjeçar, i cili dyshohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale:
- 180 vazo ku më parë ishin kultivuar bimë narkotike kanabis.
- Boçe dhe mbetje të dyshuara lënde narkotike kanabis.
- Një pompë uji.
- Një filtër ajrimi.
- Një tub për aspirim.
- 7 llamba elektrike.
- 7 ventilatorë.
- 16 paketa të energjisë elektrike.
- Një bllok siguresash dhe pajisje të tjera ndihmëse që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.
Vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
