“`html
Çakrani: Meta nuk ishte ministër në 2010, kontrata ÇEZ-DIA rrëzon akuzat
Mbrojtja e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar detaje të reja nga dosja hetimore për çështjen “ÇEZ-DIA”. Në një deklaratë për shtyp, avokati Çakrani akuzoi Prokurorinë e Posaçme se ka ngritur një akuzë të bazuar në thashetheme. Ai paraqiti fakte dhe prova që, sipas tij, rrëzojnë përfshirjen e Metës në këtë aferë.
Çakrani zbërtheu origjinën e hetimit, i cili nisi pas një kallëzimi penal të bërë nga Romeo Kara në vitin 2017. Sipas mbrojtjes, i gjithë kallëzimi i Karës bazohet në informacione të dëgjuara nga një person i tretë, shtetasi Ervis Mata, dhe jo në fakte të konstatuara drejtpërdrejt.
“Ashtu siç kemi njoftuar javën e kaluar, ne do të vazhdojmë të publikojmë çdo të martë dhe të enjte pjesë nga dosja për çështjen e zotit Meta. Sot, ne do të vazhdojmë me çështjen ÇEZ-DIA. Kjo është një çështje shumë e përfolur, jo vetëm në media, por edhe në politikën shqiptare, nga analistë, avokatë, e kështu me radhë. Ne jemi të detyruar, bashkë me kolegun zotin Limaj, që t’i sqarojmë publikut se çfarë ka ndodhur me çështjen ÇEZ-DIA dhe pse zoti Meta nuk është i përfshirë në këtë çështje, por pikërisht persona të tjerë janë përfshirë dhe janë bërë pjesë, madje edhe të korrupsionit në këtë dosje.
Prokuroria e Posaçme, duke pasur detyrimin ligjor të administrojë provat që fajësojnë dhe ato që lehtësojnë të pandehurin, nuk ka marrë parasysh kodin e procedurës. Përkundrazi, ka vazhduar duke montuar prova nga vende të ndryshme, duke lidhur ngjarje të ndryshme kohore, dhe ka krijuar një implikim akuzues. Ne po punojmë jo vetëm në sallën e gjyqit, por edhe jashtë saj për ta çmontuar këtë.
Për të rifreskuar atë që diskutuam javën e kaluar, çështja ÇEZ-DIA ka nisur shumë herët, por u materializua në një kallëzim penal në vitin 2017 nga shtetasi Romeo Kara. Në fund të vitit 2017, zoti Meta kishte pak muaj që kishte nisur detyrën si president i Republikës së Shqipërisë, ndërkohë që prokuroria dhe personazhe politike vazhdonin me kapacitet të plotë sulmet apo përpjekjet për të rrëzuar figurën e Metës, atëherë president.
Në datën 23 nëntor 2017, Romeo Kara u pyet në cilësinë e kallëzuesit lidhur me çështjen ÇEZ-DIA. Në të gjitha rrëfimet dhe kallëzimin e tij, zoti Kara i referohet shtetasit Ervis Mata. Lidhur me lidhjet e Metës me Kastriot Ismailaj, si dhe lidhjet familjare, Kara nuk i ka parë vetë këto, por i ka dëgjuar nga shtetasi Ervis Mataj. Madje, ka pohuar se Ervis Mata i ka konfirmuar disa herë se çfarë lidhjesh kishte Iliri me Kastriotin, duke iu referuar zotit Meta dhe Kastriot Ismailaj. Kjo sepse disa herë, kur babai i Ilirit, Rexhep, kërkonte të takonte Kastriotin, ky i fundit fshihej apo shmangej në forma të ndryshme. Ky fakt pohohet edhe nga bashkëshortja e Kastriotit, Bozhana Ismailaj, në intervistat e dhëna.
Më pas, zoti Ervis Mata, i pyetur nga oficerët e policisë gjyqësore pas deklarimit të Romeo Karës, deklaroi: “Unë me zotin Ilir Meta jam njohur, jam njohur nga viti ’94 e në vijim. Kam shkëputur marrëdhëniet në vitin 2005. Dhe prej vitit 2005 nuk kam pasur më asnjë kontakt me zotin Ilir Meta.”
Ndërkohë, kur u pyet nëse ka dijeni për njohje apo takime të mundshme mes shtetasit Kastriot Ismailaj dhe babait të shtetasit Ilir Meta, Rexhep Meta, Ervis Mata u përgjigj: “Pyetjen e dëgjova, e kuptova dhe kam për të thënë se nuk kam dijeni rreth njohjes apo ndonjë takimi të mundshëm mes shtetasit Kastriot Ismailaj dhe babait të shtetasit Ilir Meta i quajtur Rexhep Meta.”
Kjo do të thotë se Prokuroria e Posaçme merret me thashetheme, me një person i cili nuk ka qenë prezent dhe nuk ka informacion të drejtpërdrejtë, por thotë se ka dëgjuar nga të tjerë. Ndërkohë, personat nga të cilët ai ka dëgjuar, kur janë pyetur nga policia, mohojnë të kenë pasur biseda të tilla apo t’i kenë thënë gjëra të tilla. Kjo ul një herë e përgjithmonë besueshmërinë e pretendimeve të prokurorisë, duke treguar se si ajo merr parasysh thashetheme mes njerëzish.
Çështja e kontratës së famshme të lidhur mes ÇEZ-it dhe DIAs, pasi ÇEZI kishte marrë në koncesion menaxhimin e sistemit energjitik shqiptar, pra mbledhjen e borxheve e kështu me radhë, Kastriot Ismailaj lidhi kontratën me ÇEZ-in më 1 shtator 2010. Në këtë datë, nuk ka qenë ministër i Ekonomisë, Energjitikës dhe Infrastrukturës zoti Ilir Meta. Ka qenë i ndjeri Dritan Prifti. Kështu që, të gjitha këto versione të kallëzuara dhe të pranuar si të vërteta nga organi i akuzës, rrëzohen pikërisht nga vetë organi i akuzës, i cili na ka vënë në dispozicion kontratat mes ÇEZ-it dhe DIAs.
Kastriot Ismailaj, i pyetur para oficerit të policisë në vitin 2022, si dhe në të gjitha bisedat me shtetasit Romeo Kara dhe Ervis Mataj, ka mohuar kategorikisht çdo lidhje me politikanin apo drejtuesin e atëhershëm zotin e Partisë…”
“`
