PD kërkon komision hetimor për AKSHI-n, Bardhi: Të garantohet siguria kibernetike
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor për të verifikuar ligjshmërinë në funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Komisioni do të shqyrtojë gjithashtu vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Këtë nismë e ka bërë të ditur kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pas mbledhjes së zhvilluar gjatë ditës së sotme. Sipas Bardhit, qëllimi i komisionit është të analizojë në mënyrë të detajuar funksionimin e AKSHI-t, duke përfshirë rreziqet potenciale për sigurinë kombëtare dhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.
