Silvinjo larg Korinthians, Diniz trajner i ri

ZYRTARE: Kontratë e re për Silvinjon? Prezantohet emri i ri për të drejtuar skuadrën

Silvinjo nuk do të jetë trajneri i ri i Korinthians. Zërat për një kontratë të re me klubin brazilian zgjatën pak, pasi Korinthians prezantoi Fernando Diniz si trajnerin e ri. 52-vjeçari ka drejtuar së fundmi Vasko da Gaman, gjithashtu në Brazil.

Trajneri i Kombëtares shqiptare është shprehur më parë se do të respektojë kontratën me kuqezinjtë deri në korrik. Pas kësaj periudhe, e ardhmja e tij mbetet për t’u vendosur. Federata Shqiptare e Futbollit gjithashtu nuk ka bërë ende një zyrtarizim, duke lënë të gjitha mundësitë e hapura.

Ka mundësi të mëdha që brazilianit t’i afrohet largimi, veçanërisht pas dështimit në fazën “play-off” për Kampionatin Botëror.

Scroll to Top