VIDEO/ Pas sherrit me gjyqtarin që solli pezullimin, rikthehet me supergol! Futbollisti i Kombëtares shkëlqen në Kroaci
Adrion Pajaziti është rikthyer me gol te Hajduk Split. 23-vjeçari shënoi golin e tij të parë me klubin kroat gjatë një ndeshjeje transfertë kundër Istrës.
Ishte minuta e 51-të kur Pajaziti realizoi golin që çoi rezultatin në 0-2. Kjo sfidë i përket javës së 28-të të kampionatit kroat.
Pajaziti u rikthye në fushë me Hajduk Split pasi mungoi për tre javë në kampionat. Ai ishte i pezulluar si pasojë e incidenteve në ndeshjen e Kupës kundër Rijekës, ku u përplas me gjyqtarin e katërt dhe përdori ofendime, ndërkohë që rivalët e Rijekës siguruan kalimin në gjysmëfinale.
Goli i Pajazitit: (linku i videos mungon)
EMMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL
