Skenar i ngjashëm me Venezuelën? Trump reagon për herë të parë pas dështimit të negociatave me Iranin
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për herë të parë pas dështimit të negociatave me Iranin, duke postuar në lidhje me një bllokadë detare të Iranit. Kjo bllokadë konsiderohet nga presidenti amerikan si një veprim që mund të përdoret kundër Iranit, duke e krahasuar me masat e marra ndaj Venezuelës.
Në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, presidenti Trump ka ndarë një artikull që cilëson bllokadën detare si “një kartë Trump” që do të përdoret kundër Iranit. Artikulli thekson se një bllokadë e tillë detare u përdor për të dobësuar Venezuelën para se presidenti i saj, Nicolas Maduro, të përballej me pasojat.
