Irani: Kërkesat për fundin e tensioneve me SHBA

Irani zbulon kërkesat për fundin e tensioneve me SHBA

Kërkesat kryesore të Teheranit për të arritur një fund të tensioneve me Shtetet e Bashkuara përfshijnë dëmshpërblime për dëmet e luftës dhe marrjen nën kontroll të Ngushticës së Hormuzit. Këto detaje u bënë të ditura nga Zëvendëskryeministri i parë i Iranit, Reza Aref.

Sipas Aref, gjatë bisedimeve të zhvilluara në Islamabad, të cilat përfunduan pa një marrëveshje, Teherani i ka kërkuar SHBA-së të njohë kontrollin iranian mbi tranzitin përmes kësaj ngushtice strategjike.

Ai theksoi se posedimi i “autoritetit në Ngushticën e Hormuzit” dhe kërkesa për kompensim për dëmet e shkaktuara nga sulmet amerikane dhe izraelite, janë “të drejta të popullit iranian”.

“Ky është angazhimi ynë i vendosur për një Iran të fortë,” shkroi ai në rrjetet sociale.

Scroll to Top