Zjarri tek pallati 12-katësh/ Berisha: Rama-Veliaj shkaktuan betonizimin e Tiranës!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një prononcimi për mediat, komentoi zjarrin që përfshiu një nga pallatet pranë QSUT në Tiranë ditët e fundit. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si përgjegjës për ngjarjen, duke theksuar se ata kanë shkaktuar betonizimin e kryeqytetit.
“Është një çështje thelbësore. Pallati i kuq është pallati Rama-Veliaj. Armando Lila, i cili u largua, dhe Rama u bë avokati i tij. Shih ç’bën thesari i parave. Ndërtuesi mori përsipër ndërtimin, kurse fasada u dogj sikur të ishte prej kashte, jo betoni. Ai pallat është ndërtuar jashtë të gjitha kushteve. Zjarrfikësja nuk mundi të futej, mund të humbisnin edhe jetë njerëzish. Unë i them Ramës: Po nëse Lilo nuk kishte faj, pse u largua? Rama dhe Veliaj janë fajtorë, ata kanë shkaktuar betonizimin e Tiranës. Raste të ngjashme ekzistojnë në çdo bllok,” tha ai.
