Parashikimi Moti Premte: Vranësira, Shije Lokale, Era Mesatare

Parashikimi i motit për këtë të premte

Për ditën e premte, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat priten të jenë kalimtare, kryesisht në orët e mesditës.

Në mesditë dhe pasdite, përgjatë relieveve malore, sidomos në jug dhe juglindje të vendit, vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe luginave, era pritet të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Scroll to Top