Vrasësi i 41-vjeçarit në Fier kapet pas 3 vitesh

Kapet pas tre vitesh vrasësi i 41-vjeçarit në Fier

Një 38-vjeçar është arrestuar lidhur me një ngjarje të ndodhur në vitin 2023. Policia njofton se i arrestuari dyshohet se, në bashkëpunim me vëllain e tij, kanë qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti që drejtohej nga 41-vjeçari viktimë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kanë ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë Fier për ndalimin e shtetasit A. G., 38 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

38-vjeçari dyshohet se, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin K. G. (aktualisht në paraburgim në ambientet e IEVP Fier), më datë 07.12.2023, në lagjen “16 Prilli”, Fier, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti që drejtohej nga shtetasi E. J., 41 vjeç. Si pasojë e të shtënave, 41-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Scroll to Top