Berisha: Linda Rama numri 1 i grupit pasurinë sekuestruar nga SPAK

Pasuritë e Agasit, Beqirit dhe Karçanajt, Berisha: Numri 1 i grupit është Linda Rama

Kreu i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, ka renditur pasuritë e sekuestruara nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) të Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt.

Gjatë fjalës së tij nga mbledhja e grupit parlamentar të PD, Berisha theksoi mungesën e përmendjes së bashkëshortes së kryeministrit, Edi Rama, Linda Rama, e cila sipas tij është edhe udhëheqëse e grupit.

“Mungon numri 1 i grupit, Linda Rama. Asnjë fjalë për Armand Frangun. Pengjet janë marrë tërësisht për familjen Rama, në mënyrë që askush të mos i përzihet Ramës në kopshtin e tij privat. Gerond Meçe denonconte dhe është i regjistruar Linda Ramën si përcaktuese të fitimit të tenderave në AKSHI. Dosja nuk u zhduk siç donte Rama, mbeti aty, por nuk është bërë asnjë veprim për ankimim. Mirlinda, e varfra e Ramës, vetëm në një shishe ka marrë ryshfet 200 mijë euro,” tha ai.

Scroll to Top