Të shtëna me armë në Washington: Dëshmia e Kerry Kennedy

Të shtëna me armë në Uashington: Vajza e Robert F. Kennedy rrëfen momentet e frikës

Kerry Kennedy, avokate dhe vajza e ish-kandidatit presidencial Robert F. Kennedy, ka ndarë detaje tronditëse nga incidenti me armë në sallën e vallëzimit të Washington Hilton.

Ajo përshkroi momentet e tmerrit nëpërmjet një postimi në rrjetin social X: “Një shpërthim i fortë armësh, pastaj thirrjet: ‘Uluni poshtë, uluni poshtë, uluni poshtë!’”

Kennedy ka theksuar se kongresmeni amerikan Jamie Raskin e “mbrojti heroikisht” dhe e ngushëlloi atë, ndërsa “gazetarë, fotografë dhe redaktorë kërkonin strehë.”

Ajo shtoi gjithashtu se “dhjetëra agjentë të Shërbimit Sekret hynë me vrap në dhomë, shumë prej tyre me duart në armë. Ata nxituan drejt sekretarëve të kabinetit dhe i tërhoqën në një vend të sigurt.”

Scroll to Top