UEFA monitoron arbitrazhin në Itali

UEFA monitoron situatën e arbitrazhit në Itali; deklarata e presidentit Ceferin

UEFA po ndjek me vëmendje të shtuar zhvillimet e fundit lidhur me kaosin e arbitrazhit në futbollin italian, si dhe drejtimin që Federata Italiane e Futbollit (FIGC) do të marrë në javët e ardhshme, veçanërisht sa i përket zgjedhjes së një presidenti të ri për të zëvendësuar Gravinën. Kjo u bë e ditur nga një deklaratë zyrtare e UEFA-s, raportuar nga Sky Sport.

Në deklaratë thuhet: “Mund të konfirmojmë se Presidenti i UEFA-s nuk ka pasur asnjë diskutim me përfaqësuesit apo zyrtarët e Lega Serie A. Aktualisht, po monitorojmë me vëmendjen më të madhe evolucionin e situatës në lidhje me FIGC dhe nuk kemi ndërmend të publikojmë komente të mëtejshme.”

Scroll to Top