Aksident trenash në Indonezi: plagosen disa persona

VIDEO/ Përplasen dy trena në Indonezi, raportohet për të plagosur

Dy trena u përplasën sot në një stacion në qytetin Bekasi, në Indonezi, rreth 25 kilometra larg Xhakartës, duke plagosur disa persona.

Sipas raportimeve, një tren u përplas me një tren të ndaluar në stacionin hekurudhor Bekasi Timur.

Pas aksidentit hekurudhor pati një mobilizim të menjëhershëm për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve të bllokuar. Të lënduarit janë transportuar menjëherë për trajtim mjekësor.

“Të gjitha përpjekjet janë përqendruar në evakuimin e pasagjerëve dhe stafit, si dhe në ofrimin e kujdesit“, tha An Purba, një zëdhënëse e agjencisë hekurudhore indoneziane.

Ndërkohë, shkaku i përplasjes midis dy trenave mbetet i paqartë.

Informacion paraprak për ndërprerjen e qarkullimit të trenave më 27 Prill 2026, ora 20:55: KA Argo Bromo Anggrek me numër 4, në linjën Gambir – Surabaya Pasarturi, u përplas me një tren KRL në Stacionin Bekasi Timur (BKST), duke bërë që për momentin të mos mund të përdoret linja hekurudhore.

Scroll to Top