Inter: Kivu drejt rinovimit, rroga drejt 3 milionë eurosh

Interi i së ardhmes nis nga Kivu, pas finales së Kupës e pret rroga “si Inzagi”

Interi ka festuar rikthimin te titulli kampion nën drejtimin e Kristian Kivu dhe tashmë klubi zikaltër po bën gati të ndërtojë të ardhmen me strategun rumun në stol, të lidhur me një kontratë më afatgjatë.

“La Gazzetta Dello Sport” raporton se zikaltrit janë tepër të kënaqur me mënyrën se si Kivu ka drejtuar ekipin, si dhe me menaxhimin e periudhave më sfiduese të sezonit, veçanërisht eliminimin nga Liga e Kampionëve.

Marrëdhëniet mes palëve kanë qenë shumë të mira, dhe lidhja e tij me lojtarët është e qartë. Kështu, menjëherë pas finales së Kupës, e cila mund të sjellë përsëritjen e suksesit të dyfishtë (kampio i titull dhe kupë) në një sezon, ashtu siç ndodhi në vitin e artë 2010 me Murinjon, pritet që Marota t’i ofrojë Kivus një kontratë të re.

Kjo kontratë parashikon skadencë në vitin 2028 dhe një rritje të rrogës nga 2.1 milionë euro aktualisht, në 3 milionë euro në sezon.

Edhe për Inzagin, përmirësimi në kontratë kishte ardhur vetëm pas suksesit në kampionat që solli “yllin e dytë”. Ky konsiderohet vetëm një hap i parë për teknikun, pasi Interi i së ardhmes do të ndërtohet mbi idetë e tij, duke i besuar më shumë vendimmarrje në zgjedhjen e lojtarëve që ai i konsideron të përshtatshëm për skemat e tij.

Scroll to Top