Ernest Muçi te Trabzonspori: Afati i fundit për vendimin

Presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan, ka folur hapur për situatën e Ernest Muçit, duke treguar se ka edhe tre ditë kohë para se të skadojë afati për vendimin për të ardhmen e tij.

Brenda datës 10 maj, Trabzonspori duhet të njoftojë Beshiktashin, klubin nga ku Muçi është i huazuar, nëse do të bëjë apo jo blerjen përfundimtare të tij. Ky afat përcakton nëse sulmuesi shqiptar do të vazhdojë të jetë pjesë e Trabzonsporit apo do të kthehet te Beshiktashi.

Kohët e fundit ka pasur shumë paqartësi lidhur me aktivizimin e klauzolës së blerjes nga ana e Trabzonsporit, e cila parashikon një shumë prej 8,5 milionë eurosh për këstin e parë.

Presidenti Dogan ka sqaruar situatën në një intervistë për “A Spor”, duke theksuar se fillimisht vendimin për Muçin do ta merrte trajneri Fatih Feke. I pyetur për këtë çështje, Dogan konfirmoi se gjërat po ecin në drejtimin e duhur.

“Qëndrimi i trajnerit tonë në këtë çështje është pozitiv. Do të shohim të gjithë bashkë si shkojnë zhvillimet përfundimtare”, ka deklaruar ai, duke lënë të kuptohet se kjo “telenovelë” pritet të marrë fund me transferimin e Muçit te Trabzonspoor.

Ernest Muçi kishte firmosur një marrëveshje paraprake me klubin verën e kaluar, e cila parashikonte që në rast se transferimi bëhej zyrtar në vitin 2026, ai do të kishte kontratë me klubin e Trabzonit deri në verën e vitit 2029.

Scroll to Top