Aksident tragjik në Lushnjë: 70-vjeçar humb jetën

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk të Lushnjës, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si ‘Rruga e Rezervuarit’. Viktima, Hekuran Riza Xhelo, po drejtonte një mjet bujqësor tip “zetor” kur ka humbur kontrollin. Mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit, 70-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Scroll to Top