Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk të Lushnjës, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur. Aksidenti ndodhi pas përmbysjes së mjetit bujqësor me të cilin po udhëtonte viktima.
Viktima është identifikuar si Hekuran Xhelo, banor i zonës. Personi i plagosur ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se ata ishin nisur drejt tokave bujqësore me një traktor (zetor), kur për arsye ende të paqarta mjeti është përmbysur.
