VIDEO/ Moment i paharrueshëm për këngëtaren, Olivia Rodrigo takohet me Lamine Yamal në “El Clasico”
Ndeshja “El Clasico” në Camp Nou ofroi një mbrëmje plot emocione, ku Barcelona mori kontrollin që në fillim ndaj Real Madridit, falë dy golave të shkëlqyer dhe reagimeve po aq mbresëlënëse sa vetë golat.
Këngëtarja Olivia Rodrigo u shfaq me një fanellë të Barçës, e cila mbante sloganin OSE gjatë ndeshjes “El Clasico”, në kuadër të një bashkëpunimi të ri me Spotify. Ajo kërkoi një fotografi me futbollistin Lamine Yamal, duke qenë se është një nga fansat e tij të shumtë.
Një video cirkuloi me titullin “Mirada” (Vështrimi), ku diskutohej se si Olivia Rodrigo e shikoi Lamine Yamal, duke u bërë temë diskutimi në Argjentinë (Tendencias en Argentina).
“Përshëndetje tifozë të Barçës, unë jam Olivia Rodrigo. I uroj Barçës fat të mbarë në El Clásico. Força Barça!”, tha këngëtarja amerikane, e cila dukej dukshëm e emocionuar për ndeshjen.
