Shpërthim fabrikë letre SHBA: 1 i vdekur, 9 të plagosur

Shpërthim në një fabrikë letre në SHBA, 1 i vdekur dhe 9 të plagosur

Të paktën një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë rezultojnë të plagosur pas një shpërthimi në një fabrikë letre në shtetin e Uashingtonit, SHBA. Incidenti u pasua nga shembja e një rezervuari të madh të mbushur me një kimikat të fuqishëm.

Ngjarja ndodhi në objektin e Nippon Dynawave Packaging Co. në Longview. Sipas raporteve zyrtare, një rezervuar që përmbante rreth një milion gallonë (3.4 milionë litra) lëng gërryes shpërtheu dhe struktura u shemb.

Nëntë persona të tjerë u plagosën nga rrjedhja e kimikatit, disa prej tyre rëndë. Mes të plagosurve ishte edhe një zjarrfikës, i cili ishte i përfshirë në operacionin e shpëtimit. Personat e dëmtuar pësuan djegie dhe probleme respiratore nga thithja e kimikateve.

Departamenti i Zjarrfikësve i Longview bëri të ditur se një pjesë e lëngut mbetet ende në rezervuarin e shembur, duke e vështirësuar punën e kërkim-shpëtimit. Agjencia AP raportoi, duke cituar një deklaratë të departamentit të zjarrfikësve, se rezervuari është ende i paqëndrueshëm dhe paraqet një situatë të rrezikshme për shërbimet e emergjencës.

Ekipet e shpëtimit po punojnë për të forcuar strukturën në mënyrë që të mund të vazhdojnë operacionin. Shërbimet përkatëse janë duke hetuar shkaqet e këtij incidenti.

Scroll to Top